HTC One (M9) do të posedojë ekran 5.2 inç

Përveç prezantimit të pajisjes Galaxy S6 që Samsung do të bëjë më 1 Mars në Barcelonë, edhe kompania HTC pritet të zbulojë pasuesin e telefonit të mençur One (M8)...

HTC One (M9) do të posedojë ekran 5.2 inç

Përveç prezantimit të pajisjes Galaxy S6 që Samsung do të bëjë më 1 Mars në Barcelonë, edhe kompania HTC pritet të zbulojë pasuesin e telefonit të mençur One (M8) po në këtë eveniment.

Në fakt, krijuesi i telefonave tajvanez mund të prezantojë dy modele, One (M9) dhe One (M9) Plus. Më parë, ne kemi dëgjuar se HTC One (M9) do të posedojë ekran 5 inç, ndërkohë që One (M9) Plus mund të sjell ekran 5.5 inç. Sidoqoftë, sipas disa raporteve të reja, HTC One (M9) do të posedojë ekran 5.2 inç, ndërsa modeli Plus do të ketë ekran të njëjtë 5.5 inç, transmeton itShqip.

Të dy modelet One (M9) dhe One (M9) Plus do të përdorin platformën Android Lollipop së bashku me Sense 7.0 UI. Është thënë se modeli One (M9) Plus do të bartë procesor tetë- bërthamor Qualcomm Snapdragon 810, ndërsa modeli tjetër do të ketë çipin nga kompania MediaTek. Përveç kësaj, modelet e ardhshme nga HTC do të ofrojnë funksione si VoLTE, Bluetooth 4.1, BoomSound, 3GB RAM, 32GB memorie të integruar, dhe bateri 2840 mAh.

Ashtu si One (M9), One (M9) Plus do të ketë dy kamera të pasme, njëra 20.7 megapiksel ndërsa tjetra 2.1 megapiksel, kurse në pjesën frontale do të ketë një kamerë 4 ose 13 megapiksel./itShqip

RELATED BY