HTC One (M9) do të prezantohet para Samsung Galaxy S6

Ne tashmë e dimë që Samsung dhe HTC do të mbajnë konferencën për shtyp në Kongresin Botëror Mobil më 1 Mars, por se cila kompani do të bëjë bujë...

HTC One (M9) do të prezantohet para Samsung Galaxy S6

Ne tashmë e dimë që Samsung dhe HTC do të mbajnë konferencën për shtyp në Kongresin Botëror Mobil më 1 Mars, por se cila kompani do të bëjë bujë në eveniment mbetet të zbulohet së shpejti.

Ndërkohë që Samsung do të fillojë evenimentin në ora 18:30, HTC do të mbajë konferencën dy orë e gjysmë më parë, pra në orën 16:00. Kjo është konfirmuar në Twitter nga Jeff Gordan, menaxheri online i HTC-s për komunikim, transmeton itShqip.com.

Ashtu siç ishte raportuar më parë, HTC pritet të prezantojë telefonat e mençur HTC (M9) dhe One (M9) Plus, ndërkohë që Samsung pritet të zbulojë Galaxy S6 dhe Galaxy S Edge.

Prezantimi i pajisjes disa orë më parë sigurisht që nuk do të thotë asgjë, por me këtë HTC shpreson që të tërheq konsumatorët duke i lënë ata të pa interesuar për prezantimin që do të bëjë rivali i kompanisë – Samsung./itShqip

RELATED BY