HTC prezanton One E8

HTC One E8 është telefon thuajse i njëjtë me One M8, ndonëse i ndërtuar me material tjetër dhe përmban dy hapsira për SIM kartelë. Bazuar në HTC, telefoni i...

HTC prezanton One E8

HTC One E8 është telefon thuajse i njëjtë me One M8, ndonëse i ndërtuar me material tjetër dhe përmban dy hapsira për SIM kartelë.

Bazuar në HTC, telefoni i mençur do të arrijë në disa vende të zgjedhura herët gjatë muajit Qershor, fatkeqësisht kompania nuk e ka shtjelluar këtë qështje imitësisht.

Ashtu si M8, E8 vjen me ekran 1080p 5 inç. Në fakt, i vetmi ndryshim i tjetër i vërtetë përveq plastikës si material për ndërtim është që HTC ka zëvendësuar sensorin Ultrapixel me të njëjtin sensor 13 megapikselë të shfaqur së fundmi në HTC One Mini 2.

Me pamje të bukurë, E8 vjen me disa zgjedhje ngjyrash, përfshirë të kuqen, blu, zezë dhe të bardhë. Njëkohësisht pajisja do të merr linjën e saj të kompertinave Dot View.

Versioni me dy SIM kartela nuk do arrijë në çdo vend, konfirmoi HTC. Megjithatë, nuk është konfirmuar se sa do të kushtojë apo kur do të debutohet./itShqip

RELATED BY