HTC prezentoi Sensation XL me ekran më të madh deri më tani

HTC para dy muajve bleu audio kompaninë Beats në dr.Dre dhe menjëher filloi të integrojë këtë teknologji në modelet e reja të telefonave. Fillimisht prezentoi HTC Sensation XE, kurse...

HTC para dy muajve bleu audio kompaninë Beats në dr.Dre dhe menjëher filloi të integrojë këtë teknologji në modelet e reja të telefonave. Fillimisht prezentoi HTC Sensation XE, kurse dje në London prezentoi edhe HTC Sensation XL.

Sensation “extra-large” ka një ekran LCD 4,7 inch (11.9cm) me një rezulucion 480×800, dhe ka dimenzione 132.5mm x 70.7mm x 99mm. Për dallim nga XE i cili punon në Windows Phone 7, XL punon në platformën Android me HTC Sense interfejs, dhe ka një procesor 1.5GHz, 768 RAM memorie, 16GB hapësirë, dhe kamerë prej 8 megapikselësh në pjesën e prapme me LED blic, mbështetje për të xhiruar video HD me 720p. Kjo paisje ka gjithashtu dhe një kamerë tjetër para paisjes 1.3 megapikselësh e cila do të shfrytëzohet për vide-thirje.

Paisja vjen me ndëgjuese Beats të cilat janë të integruar me Beats profilin e përdoruesit. Është e qartë se duke përdorur audio teknologjin, HTC është duke bërë përpjekje për të tërhequr klientët e rinj të cilët do të përdorni telefonin edhe si audio pajisje, si konkurrent i iPod-it.

“Me Beats Audio, HTC Sensation XL vazhdon angazhimin e kompanisë për të siguruar audio më të mir të mundshme në telefonin tuaj, pavarësisht nëse jeni duke ndëgjuar muzikë ose duke shikuar film ose luani ndonjë lojë”, tha drejtori i HTC, Piter Chu.

HTC Sensation XL do të jetë në dispozicion nga 24 tetori./itshqip

RELATED BY