HTC prezenton dy telefona me Windows Phone 7 Mango, Titan dhe Radar

Kompania Tajvaneze e telefonave mobil HTC, prezentoi Titan dhe Radar, dy paisje të reja që do të punojnë në sistemin operativ Windows Phone 7 Mango. HTC prezentoi telefonin Titan...

Kompania Tajvaneze e telefonave mobil HTC, prezentoi Titan dhe Radar, dy paisje të reja që do të punojnë në sistemin operativ Windows Phone 7 Mango.

HTC prezentoi telefonin Titan si “telefoni më i madh Windows” i cili ka një ekran 4,7inch WVGA(11,9cm) me 800×480 rezulucionë me dimenzione 130 x 70 x 9mmm. Titan ka 1,5 Ghz Snapdragon procesor me një core, 512 MB RAM dhe 16GB hapësirë, me një kamerë 8 megapikselë dhe me mbështetje për HD Video me 720p.

Radar është shumë më i vogël sipas dimenzioneve, me 3,8 ich (9,7cm) ekran, dhe me një procesor 1GHz Snapdragon, 512MB RAM dhe 8GB hapësirë, si dhe një kamerë prej 5 megapikselësh.

Të dyja paisjet do të punojnë në Windows Phone 7 Mango, dhe do të kenë qasje tek xBox, Zune dhe shërbimet tjera të Microsoft, dhe supozohet se paisjet do të jenë me integrim edhe me Skype.

Paisjet fillimisht do të shfaqen nëpër shitoret e Europës. Çmimi është ende i panjohur, por si me të gjithë telefonat e mençur pritet të jetë diku në mes 400-500eu./itshqip

 

RELATED BY