HTC: Të rinjët nuk e preferojnë iPhone?

Duke folur në konferencën Mobile Future Forward në Seattle, shefi i HTC, Martin Fitcher kapërceu në një bisedë krejtësisht tjetër, duke u treguar të pranishmëve bisedën që e zhvilloi...

Duke folur në konferencën Mobile Future Forward në Seattle, shefi i HTC, Martin Fitcher kapërceu në një bisedë krejtësisht tjetër, duke u treguar të pranishmëve bisedën që e zhvilloi në kolegjin e vajzës së tij.

Ai tha “Unë e dërgoj vajzën time çdo ditë në shkollë dhe një ditë hyra brenda për ta përcjellur deri në klasë, aty bisedova me disa nxënës së katit të saj dhe asnjë prej tyre nuk kishte iPhone, kur unë i pyeta, ata me thanë “Babai ka iPhone”. Ata mbanin telefona tjerë të mençur si Samsung, HTC dhe telefona tjerë kinez.”

“Nëse edhe ju po vëreni ndryshimet e fundit, atëherë do ishte lajm i mirë. Disa nga ne këtu përdorim iPhone, por fëmijët tanë nuk e duan atë,” tha Fitcher.

HTC, kompania e cila ka 9 për qind të tregut të smartphone-ve në gjithë botën, mbetet ende më pak popullor se Apple, e cila mban 19 për qind të tregut. HTC tha se edhe disa muaj do të dalë në treg me disa smartphone të rinj, por iPhone 3GS dhe 4 ende janë telefonat me të përdorur në SHBA./itshqip

RELATED BY