Huawei shfaq Ascend P6, “smartphone-i më i hollë në botë”

Prodhuesi elektorik kinez Huawei ka debutuar modelin e tij më të ri, Ascend P6, i cili po ashtu është ” smartphone-i më i hollë në botë ” . Huawei...

Huawei Ascend P6 ITshqip

Prodhuesi elektorik kinez Huawei ka debutuar modelin e tij më të ri, Ascend P6, i cili po ashtu është ” smartphone-i më i hollë në botë ” .

Huawei Ascend P6 është 6.18 mm i hollë, pra më i hollë se konkurrentet e tij si iPhone 5 dhe Samsung Galaxy S4. Ky model i përket serisë Ascend P, gjithashu më parë kjo kompani kishte lansuar Ascend P2 që e kishte quajtur si ” smartphone-i më i shpejtë në botë ” .

Ascend P6 ka procesor Quad-Core 1.5 GHz, ekran 4.7 inç, 8 mega-piksel kamerën mbrapa, 5 mega-piksel kamerën para dhe me sistem operativ Andorid 4.2.2 Jelly Bean. Kjo pajisje përdor të ashtuquajturën ” prekje magjike “, e cila ju lejon përdoruesëve të punojnë me të edhe me dorëza.

Duke krahasuar me modelin P2, Ascend P6 ka madhësi më të madhe se P2, por P2 ka kamerën e pasme 13 mega-piksel shumë më të mirë se P6. Pavarësisht se është shumë i hollë, Apple ende mburret pasi iPhone 5 peshon vetëm 112 gram ndërsa Ascend P6 peshon 120 gram.

Ascend P6 është ndërtuar nga metali dhe do jetë në dispozicion në tri ngjyra: të bardhë , zezë dhe rozë. Huawei deklaroi se kjo pajisje do filloj shitjet këtë muaj në Kinë, Evropën Perëndimore gjatë  muajit korrik dhe në vendet e tjera gjatë muajve të ardhshëm./itShqip

RELATED BY