Huawei zbulon Ascend P2

Mungesa e njoftimeve nga HTC dhe Samsung në Kongresin Botëror Mobil  krijoi hapsirë edhe për kompanitë e tjera për paraqitjen e pajisjeve të tyre. Pra, krijuesi i tretë më...

Huawei Ascend P2

Mungesa e njoftimeve nga HTC dhe Samsung në Kongresin Botëror Mobil  krijoi hapsirë edhe për kompanitë e tjera për paraqitjen e pajisjeve të tyre. Pra, krijuesi i tretë më i madhë në botë i smartphone-ve, Huawei, e shfrytëzoi këtë mundësi duke shpalosur pajisjen Ascend P2.

Ascend P2 është shumë i hollë 8mm, ka sistemin operativ Android 4.1 me një ekran 4.7 inç dhe procesor quad-core 1.5GHz. Po ashtu Ascend P2 ka një kamerë 13 mega piksel me kapacitet HDR dhe BSI, një ekran me 315 piksel për inç ,një bateri shumë të mirë e cila vlersohet se është më e mira deri tani nga Huawei.

Huawei duke u bazuar në çipin Cat4 LTE që ofron një shpejtësi të internetit deri në 150 Mbps theksoi se ” kjo është bota më e shpejtë e smartphone-ve ” .

Ndërsa për pajisjen Ascend P2, Huawei theksoi se  do të jetë në dispozicion gjatë këtij viti me një çmim 399 dollar. /ITshqip

RELATED BY