IBM tejkalon Microsoft

International Business Machines, ose i njohur si IBM, tejkaloi gjigantin teknologjik Microsoft me vlerën e tregut për herë të parë nga 1996. Me këtë IBM u bë kompania e...

International Business Machines, ose i njohur si IBM, tejkaloi gjigantin teknologjik Microsoft me vlerën e tregut për herë të parë nga 1996. Me këtë IBM u bë kompania e dytë tekologjike më e vlefshme në botë, menjëherë pas Apple.

Vlera e IBM mometalisht vlersohet në 214 miliardë dollar, kurse Microsoft vetëm me një miliardë pas IBM me 213 miliardë dollarë. Vlerën më të madhe Microsoft e kishte në vitin 1999 kur vlente 600 miliardë dollarë, prej atëherë ky numër gradualisht pëson rënie. Në vitin e kaluar aksionet e IBM janë rritur për 34%, ndërkohë që aksionet e Microsoft janë rritur vetëm 3.4 për qind.

IBM, një kompani e cila në qershor mbushi 100 vjet, vetëm para gjasht viteve shiti biznesin me kompjuterët personal dhe u përqëndrua në softuerin dhe shërbimet korporative. Vitin e kaluar 44 për qind e të ardhurave të kompanisë IBM janë si rezultat i softuerit korporativ, ose me numra 20.78 miliardë dollarë. Microsoft humb nga vlera sepse nuk e ka dominimin e njejtë në tregun për paisje mobile dhe internet shfletuesit siç e ka atë tek kompjuterët personal.

Vitin e kaluar Microsoft ishte tejkaluar nga Apple, kompani kjo, që kap vlerën prej 362 miliardë dollarë në treg, dhe e gjithë kjo falë telefonit të zgjuar iPhone, si dhe tabletit iPad./itshqip

 

RELATED BY