iBoobs tani është në dispozicion për Android

iBoobs, ëshë aplikacion për të luajtur me gjoksin e grave, para dy viteve ky aplikacion ishte larguar nga Apple, i cili, çdoherë duke luajtur me rregullat e rrepta, tha...

iBoobs, ëshë aplikacion për të luajtur me gjoksin e grave, para dy viteve ky aplikacion ishte larguar nga Apple, i cili, çdoherë duke luajtur me rregullat e rrepta, tha se nuk dëshiron aplikacione më këtë tematik në dyqanin e tyre. Por, krijuesit e iBoobs arritën të gjejnë rrugëdalje në platformën e kompanisë Google Andorid të cilët si duket janë më të hapur në këtë temë.

“Ne vendosëm të bëjmë një eksperiment dhe të krijojmë iBoobs për Andorid, e cila tani është në dispozicion në tregun e Android. Ne mendojmë që vet fakti që aplikacioni është në dispozicion për Android, tregon se platforma Android ofron më shum fleksibilitet dhe është e hapur për zhvilluesit e aplikacioneve”, thonë krijuesit e aplikacionit.

Përveç verzionit falas lite, të cilën mund ta shkarkojnë të gjithë, ka edhe një verzion tjetër me pages e cila ka mundësi më të mëdha, dhe mund të thuhet se kjo është më shum se një eksperiment. Android verzioni si plotësuese ka edhe përkrahje për ekranet në prekje, ndjekje të statistikave dhe sistem për arritje të 15 niveleve.

Kritikat deri tek iBoobs janë të përziera, prindërit ankohen se pse egziston një aplikacion i tillë në dyqanin e Android dhe pyesin se si mund ta ndalojnë. Kurse nga pjesa tjetër, qëndrojnë përdoruesit më të rritur të cilët kanë shkarkuar aplikacionin vetëm për argëtim dhe nuk shohin asgjë të keqe në lojrat me gjinjtë e grave virtuale.

Çfarë mendoni ju? A është ky aplikacion ofenduese ndaj grave, përmbajtje të papërshtatshme si thotë Apple? Apo është argëtim për të gjithë, pa marë parasysh gjininë, mashkullore ose femërore?/itshqip.com

RELATED BY