iKosova App – Kosova ne duart tuaja

Kosova në duart tuaja, ja çfarë mund të thuhet për këtë aplikacion të krijuar nga tre nxënës të shkollës së mesme. iKosova është aplikacion për telefona mobil, i lansuar...

ikosova-app

Kosova në duart tuaja, ja çfarë mund të thuhet për këtë aplikacion të krijuar nga tre nxënës të shkollës së mesme. iKosova është aplikacion për telefona mobil, i lansuar në dy sitemet operative mobile më të famshme, iOS dhe Android, e në të ardhmen pritet të lëshohet edhe në platforma tjera.

iKosova përmban informacione të shumta të cilat, përveç turistëve, mund tju shërbejnë edhe vetë qytetarëve të Kosovës. Aplikacioni përbman informacione të shumta mbi qytetet e Kosovës. Regjionet kryesore kanë të bashkangjitur pëshkrime të shkurta, harta dhe fotografi.

Krahas qdo qyteti, janë të listuar hotelet përkatëse, bashkë me pëshkrime, mesatare të qmimeve, specialitetet e atij hoteli, informacione kontakti, numra telefoni, email adresa, uebfaqe dhe fotografi. Tani për tani janë të listuar plot 86 hotele anembanë Kosovës.

Aplikacioni poashtu përmban disa vende atraktive për ti vizituar, të cilat posedojnë fotografi, secila me përshkrim përkatës. Në aplikacion zë vend edhe faqja ku janë të listuar të gjitha shtetet që e kanë pranuar Kosovën si shtet, dhe kanë të bashkangjitur një frazë falënderuese në gjuhën e tyre.

Përveç që shërben si guidë turistike, iKosovën mund ta përdorni edhe si aplikacion për të menagjuar listën e gjërave interesante që duhet të bëni apo vende të bukura që ti vizitoni. Lista përmban disa sygjerime, por ju keni opcionin të shtoni gjëra të reja në listë, apo ti shënoni ato që i keni kryer si të përfunduara.

Ky është vetëm versioni i parë i aplikacionit, dhe në versionet e ardhshme pritet të ketë risi të reja. Aplikacioni gjindet në App Store për iOS, dhe në Google Play për Android. Mjafton të kërkoni me emrin iKosova, dhe do ta gjeni aplikacionin. Përndryshe, vizitoni uebfaqen zyrtare për lidhje direkte, informacione të zgjeruara mbi aplikacionin, apo nëse doni të kërkoni ndihmë. Stafi është gjithmonë i përkushtuar pas pyetjeve dhe problemeve tuaja.

http://iKosova.info/

Developers:

VIDEO:

RELATED BY