Index Ventures mblodhi 500 milion € për startups europiane

Firma për kapital rezikues Index Ventures me bazë në Gjenevë, Londër dhe San Francisko, mblodhi 500 milionë euro, për investime në startups, shumë kjo më e madhe deri më tani...

Firma për kapital rezikues Index Ventures me bazë në Gjenevë, Londër dhe San Francisko, mblodhi 500 milionë euro, për investime në startups, shumë kjo më e madhe deri më tani në Europë. Nga “Kupa e Artë” dy të tretat do të ndahen për startups Europiane brenda 5 viteve, dhe vetëm një e treta për ato amerikan.

Ky është fondi i dytë për zhvillim nga Index Ventures, i pari ishte në vitin 2008 kur dhe ishin mbledhur 400 milionë euro. Një pjesë e madhe e kompanive ku Index Ventures investoi atëherë vërejtën rritje të madhe dhe të ardhura rekorde. Në portfolion e Index Ventures janë Skype(evropian), Ozon.ru, Playfish, Betfair, Lovefilm, Asos, Mind Candy, Flipboard, Dropbox-i amerikan dhe shum startups të tjerë potencial dhe të dëshmuar, shum prej tyre tani vlersohen në qindra miliona, disa dhe në milijarda dollarë.

“Më parë kishte shum komente negative për kompanitë europiane. Por tani kur jemi në Europë, pothuajse në çdo qytet zbuluam nga një margaritar.”, tha Saul Klein, partner në Index.

Problemi me startups-at europian është se tregu europian është i shum spacifik për tu pushtuar menjëherë nga startups të rinjë dhe të vogla të cilat nuk kanë investime dhe resurse të nevojshme për tu përhapur. Por, nga ana tjetër, është shum më lirë të investohet në startup europian sesa në atë amerikan.

Me fondin e ri të Index Ventures do të investohen nga 10 deri në 50 milionë euro në kompani nga dhjetë vendet europiane të cilat janë lidhur me teknologjinë, dhe të cilat janë startup, ose kompani të cilat akoma nuk janë të gatshme që të dalin në treg, por kanë potencial të madh për tu shëndruan në profitabil. Megjithatë, Index do të investojë vetëm në ato kompani të cilat vërejn rritje të shpejtë dhe të cilat mund të kthejnë investimin në afat prej 3 deri në 5 viteve, ose, siç thotë z.Klej, të mund të arrijnë vlerën prej 1 milijardë dollarë deri në atë periudhë.

Interesi për Index Ventures është lajm i mirë për IT skenën europiane sepse provokohen programerët në kuptimin e mirë të fjalës për të krijuar shërbime solide, por dhe frymëzohen të tjerët investitorë për të kërkuar startups europian me shpresë që do të gjejnë Skype të ardhshëm./itshqip

 

RELATED BY