Instagram me 300 milion përdorues mposhtë Twitter-in

Instagram prezantoj të Mërkurën që tani ka më shumë se 300 milion përdorues aktiv në muaj, duke u ngritur nga 200 milion përdorues që kishte në muajin Mars. Në...

Intagram me 300 milion përdorues mposhtë Twitter-in

Instagram prezantoj të Mërkurën që tani ka më shumë se 300 milion përdorues aktiv në muaj, duke u ngritur nga 200 milion përdorues që kishte në muajin Mars.

Në këtë nivel, Instgram ka më shumë përdorues sesa Twitter, i cili njoftoj në muajin Tetor  që kishte 284 milion përdorues aktiv në tremujorin e tretë të këtij viti.

“Ne jemi të kënaqur të shikojmë këtë komunitet të lulëzojë dhe të dëshmojë për lidhjen e mrekullueshme të njerëzve që shpërndajnë pasionet dhe udhëtimet e tyre në Instagram,” tha Kevin Systrom, bashkëthemeluesi dhe drejtori i Instagram-it, transmeton ITshqip.

Gjithashtu, Instagram njoftoj se do të prezantoj “shenjat dalluese” për festat dhe brendet. Po ashtu, kompania është edhe në proces për largimin e llogarive mashturese.

Facebook pranoi të blej Instagram-in për 1 miliard dollarë në vitin 2012, vlerë që tronditi njerëzit në atë kohë, por tani ky çmim duket i lirë./itShqip

RELATED BY