Instagram është një nga aplikacionet iPhone me rritje më të shpejtë

Instagram ishte shfaqur në shitoren për aplikacione të kompanisë Apple vetëm para 9 muajve dhe sotë është një ndër aplikacionet më të njohura të cilat janë shfaqur në iOS...

Instagram ishte shfaqur në shitoren për aplikacione të kompanisë Apple vetëm para 9 muajve dhe sotë është një ndër aplikacionet më të njohura të cilat janë shfaqur në iOS platformën. Aplikacioni ju mundëson juve që më iPhone, iPad dhe iPod Touch të fotografoni në një mënyrë shum të lehtë, të vendosni ndonjë filtër, dhe fotografitë ti ndani me shokët tuaj.

Deri më tani ky aplikacion ka 7 milionë përdorues, të cilën kanë ngarkuar diku mbi 150 milionë fotografi, kurse më interesante është fakti se pas Instagram qëndrojnë vetëm 4 persona. Në qoftë se vazhdon të rritet ky aplikacion me këtë tempo, Instagram për 1 vit nga egzistimi i saj mund të arrijë deri më 200 milionë fotografi. Sipas blogut zyrtar të Instagram, përdoruesit momentalisht ndajnë nga 15 fotografi në një sekondë. Instagram tani për tani është në dispozicion vetëm për platformën iOS, dhe mund të shkarkohet falas nga shitorja online për aplikacionet e Apple.

Për gjith këtë popullaritet ka ndikuar edhe prania e disa nga yjeve botërore të cilët kanë përdorur këtë aplikacion. Në mesin e tyre janë Snoop Dog dhe Xhastin Biber, ku fotografitë e tyre të para Instagram shkaktuan rrëmujë të vërtet nga përdoruesit e rinjë. Krahas yjeve, Instagram gjeti vend edhe tek disa grupe tjera, një prej tyre dhe The Vaccines, të cilët kishin bërë një video spot vetëm më fotografitë e bëra nga Instagram./itshqip

 

RELATED BY