Instagram hap regjistrimin për Android

Për shkak të kërkesave të mëdha nga përdoruesit e Android, zhvilluesit e aplikacionit Instagram ishin të detyruar që të shpalosin edhe versionin për Android. Megjithatë, regjistrimi është hapur zyrtarisht...


Për shkak të kërkesave të mëdha nga përdoruesit e Android, zhvilluesit e aplikacionit Instagram ishin të detyruar që të shpalosin edhe versionin për Android.

Megjithatë, regjistrimi është hapur zyrtarisht për përdoruesit e Android, të cilët mund të nënshkruajnë me e-mailin e tyre në mënyrë që të njoftohen kur Instagram të publikoj aplikacionin.

Fansat e Android, tani mund të regjistrohen në faqen zyrtare të Instagram për Android më anë të e-mailit të tyre dhe të njoftohen në momentin e lëshimit të aplikacionit për shkarkim në Android Market – tani i quajtur Google Play.

Instagram, aplikacioni i cili bëri bujë të madhe për pajisjet iOS, ka grumbulluar miliona përdorues të rregullt dhe mbi 150 milionë fotografi të ngarkuara.

Ka alternativa të tjera me aplikacionet për Android, si Lightbox, Vignette dhe Camera360 – por përdoruesit e Android janë të interesuar për Instagram./itshqip

RELATED BY