Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj

Pas dështimit me Windows 8, Microsoft pritej të prezantonte një sistem tjetër opeartiv të quajtur Windows 9 apo Windows One, por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi. Microsoft muaj më parë...

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj

Pas dështimit me Windows 8, Microsoft pritej të prezantonte një sistem tjetër opeartiv të quajtur
Windows 9 apo Windows One, por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi. Microsoft muaj më parë
prezantoi sistemin opeariv, Windows 10, i cili ka për qëllim të bashkojë të gjitha, pra një
platformë dhe një dyqan për të gjitha pajisjet.

Tani ne kemi sjellur udhëzimet rreth instalimit, ndonëse edhe ky është thuajse i njëjtë me
instalimet e versioneve të tjera të Windows-it.

Ju nuk duhet të instaloni Windows 10 në kompjuterin tuaj primarë. Përdorni një kompjuter
testues ose ndonjë makinë virtuale.

  • Hapi 1 : Antarësohu me programin Windows Insider dhe shkarko Windows 10 ISO.
  • Hapi 2 : Nëse dëshironi t’a instaloni në një kompjuter të zakonshëm, shkruani formatin
    ISO në një disk optik ose krijoni një USB startuese (bootable). Përndryshe, lidhëni
    formatin ISO me programet e makinave virtuale.

Për brezat e ardhshëm, këtu janë të gjitha hapat e instalimit, ku ju thjeshtë duhet të mbani mend
dhe të ndiqëni fjalën “Next” në mënyrë që të vazhdoni përpara.

Pasi të ndizeni kompjuterin, pamja e parë që do të shihni në ekran do të jetë kjo:

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj 1Klikoni Next dhe më pas do ju shfaqet butoni Install Now në mes, të cilën po ashtu duhet ta klikoni.

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj 2

Në këtë hap ju duhet të zgjedhni nëse dëshironi të përmirësoni Windows-in duke shtuar apo rivendosur komponentë (Upgrade) ose të bëni një instalim të zakonshëm (Custom). Ne ju rekomandojmë të gjithëve që jeni duke e instaluar në makinë virtuale apo në një kompjuter testues, ju duhet të zgjedhni Custom.

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj 3

Në këtë hap ju duhet të zgjedhni se ku të instaloni Windows 10. Ju ndoshta duhet të krijoni apo të fshini ndonjë participim/ndarje, por nëse jeni duke përdorur makinë virtuale, thjeshtë klikoni Next.

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj 4

Tani do të filloj instalimi.

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj 5

Pasi kompjuteri të ristartoj, ju do të jeni në gjendje të bëni konfigurimet nëse Windows Updates/Përditësimet e Windows-it janë të aktivizuara, por ne ju rekomandojmë të përdorni butoni Use express settings.

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj 6

Tani ju mund të kyçeni në llogarinë tuaj në Microsoft. Ne ju rekomandojmë të përdorni ndonjë llogari nga Microsoft-i sepse përdryshe nuk do të jeni në gjendje të përdorni gjysmën e funksioneve.

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj 7

Nëse keni përfunduar me llogarinë në rregull, ndoshta do ju kërkohet edhe t’a verifikoni në mes të kësaj. Ne i kemi tejkaluar këta hapa nga ky artikull, por janë vërtetë shumë të lehtë.

Tani juve do ju kërkohet të organizoni kompjuterin. Në këtë hap ju rekomandojmë të zgjedhni Set this up a new PC instead, pasi që mund të kopijoni të gjitha konfigurimet nga ndonjë kompjuterë nëse dëshironi.

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj 8

Dëshironi të përdorni shërbimin One Drive? Tani ky shërbim është intergruar në Windows, por ne e kaluam këtë hap.

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj 9

Tani do ju shfaqet një pamje që ju tregon se instalimi thuajse ka përfuduar.

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj 10

Dhe më në fund, ne gjendemi në Desktop!

Instalo Windows 10 në kompjuterin tuaj 11

Tani klikoni në butonin Start dhe bëni çfarë të doni, pasi që të gjitha proceduarat për instalim të Windows 10 kanë përfunduar./itShqip

RELATED BY