Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G, iPod Touch 1G/2G me Whited00r!

Ekziston një softuer falas, i cili ju mundëson të instaloni iOS 5 në iPhone 2G, iPhone 3G, iPod Touch 1G dhe iPod Touch 2G pa pasur nevojë të bëni...


Ekziston një softuer falas, i cili ju mundëson të instaloni iOS 5 në iPhone 2G, iPhone 3G, iPod Touch 1G dhe iPod Touch 2G pa pasur nevojë të bëni jailbreak.

Në këtë version ju fitoni të gjitha tiparet që gjenden në iOS 5, duke filluar nga iCloud (normalisht fals, i lidhur me Dropbox), meny të reja, opsione të reja. Por duhet të jeni në dijeni se ky version iOS 5 është version i rremë i kopjuar nga iOS 5 origjinal. Pra ju nuk keni një iOS 5 legal, i gjithi është vetëm përshtatje në iOs 3.1.3 pasi që iOS 5 nuk funksionon në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G.

E gjitha që ju duhet të bëni është të shkoni tek whited00r.com/download, të zgjidhni modelin e pajisjes tuaj dhe ta shkarkoni iOS 5 për pajisjen tuaj. Pas shkarkimit, hapeni fajllin e shkarkuar nga arkiva .zip, lidheni pajisjen tuaj me kompjuter, hapeni iTunes, klikoni tek pajisja juaj që shfaqet në anën e majtë të iTunes, pas këtij hapi shkoni tek butoni Restore dhe klikoni:

Pastaj hapet një dritare tek e cila duhet të gjeni IPSW e shkarkuar më parë, prisni derisa i tërë procesi të përfundoj, në fund pajisja juaj bëhet reboot dhe ju keni instaluar iOS 5 me sukses.

Poashtu mbani në mend se me instalimin e iOS 5 në pajisjen tuaj me anë të Whited00r ju nuk keni qasje në App Store e as në Qendrën e Njoftimeve./itshqip

RELATED BY