Intel angazhohet rreth Android

Intel ka marrë kodin e specializuar për kompjuterët tabletë Honeycomb, të cilën do të duhet ta pështatin të punojë atë në arkitekturën e tyre x86. “Ne presim që do...

Intel ka marrë kodin e specializuar për kompjuterët tabletë Honeycomb, të cilën do të duhet ta pështatin të punojë atë në arkitekturën e tyre x86.

“Ne presim që do ti përshtatim këto sisteme Honeycomb gjat këtij viti për një numër të madh përdoruesish. Do të isha shum i zhgënjyer nëse nuk do të shohim telefona të bazuar në Intel duke u shitur në 12 muajt e ardhshme.”, thotë kryetari i Intel, Pol Otelini.

Ndoshta me Honeycomb, Intel së fundi do të futet si konkurent serioz në tregun për telefona të mençur i cili po bëhet shum më i madh.

Intel kohë më parë prezentoi dhe Oak Trail linjen e procesorëve të dedikuara për kompjuterët tabletë që do të përdorin Android, Windows Phone dhe MeeGo sistemet operative. Duke folur për MeeGo, z.Otelini tha se “kemi humbur” Nokia, duke komentuar kështu vendimin e kompanisë finlandeze për të përdorur Windows Phone./itshqip

RELATED BY