Intel prezanton procesorët Skylake për gejmerët

Intel njoftoi se është duke punuar për brezin e ardhshëm të procesorëve të quajtur Skylake të cilat janë përpunuar me teknologjinë 14nm dhe të projektuara për gejmerët. Bëhet fjalë...
Intel prezanton procesorët Skylake

Intel Skylake

Intel njoftoi se është duke punuar për brezin e ardhshëm të procesorëve të quajtur Skylake të cilat janë përpunuar me teknologjinë 14nm dhe të projektuara për gejmerët. Bëhet fjalë për dy procesorë i7-6700K dhe i5-6600K të cilët janë procesorë të hapur për overclocking. Procesorët fabrikisht do të posedojnë frekuencë 4.0GHz dhe 3.5Ghz, por përmes overclocking do të mund të arrijnë frekuenca edhe deri në 5.0 GHz. Numrat duken mresëlënëse, por për fat të keq dallimi në perfomanca është vetëm rreth 10 për qind.

Për dallim nga gjenerata e mëhershme e procesorëve nga kompania Intel, e quajtur si Broadwell të përpunuar gjithashtu me teknologjinë 14nm të cilat ishin të projektuara për të qenë sa më të kursyeshme, Skylake janë të projektuara për gejmerët të cilët dëshirojnë ti “shtrydhin” performansat e procesorit deri në maksimum, thonë nga Engaged raporton Itshqip.com.

Çmimi për i7-6700K do të jetë diku 350 dollarë, ndërsa i5-6600K diku 243 dollarë. Një problem tjetër është që procesorët Skylake do të vijnë me socket LGA 1151, që do të thotë do të duhet të ndryshoni edhe pllakën amë./itshqip.com

intelskylake

RELATED BY