Intel prezenton procesor me 50 bërthama

Intel në një konferencë për superkompjuterë SC11 në Seattle prezentoi gjeneratën e ardhëshme të procesorëve për superllogaritje bazuar në arkitekturën e më shum bërthamave të integruar(MIC). Bëhet fjalë për procesor...

Intel në një konferencë për superkompjuterë SC11 në Seattle prezentoi gjeneratën e ardhëshme të procesorëve për superllogaritje bazuar në arkitekturën e më shum bërthamave të integruar(MIC). Bëhet fjalë për procesor të vogël, të quajtur Knight Corner, e cila me vete pëmban 50 bërthama, duke i dhënë kështu fuqi, që të procesojë deri më një teraflop.

Intel në vitin 1997 kishte paraqitur superkompjuterin e parë i cili kishte arritur të arrijë fuqi prej një teraflop. Për të arritur deri tek kjo fuqi, Intel ka përdorur 9.298 Pentium II procesorë, duke përfshi 72 shtëpiza kompjuterike. Tani, pas 15 viteve, e gjith ajo fuqi mund të krijohet vetëm në një procesor të vogël dhe të vetëm, i cili në të ardhmen mund të gjendet edhe në tabletët. Vetëm si krahasim, momentalisht procesori më i shpejtë Core i7 arrinë fuqinë prej 109 gigaflopë.

Qëllimi i procesorit më të ri nga Intel, Knight Corner nuk është që të jetë forca udhëheqëse e kompjuterit, por ti ndihmojë një procesorit tjetër kur të duhet të llogariten detyra të vështira. Natyrisht, kuptohet se qëllimi i këtij procesori është që për një kohë ky procesor të gjendet në paisjet mobile, por do të kalojë një kohë e caktuar deri sa të ndodhë kjo gjë, sepse Intel akoma është duke punuar në të, duke tentuar të rregullojë problemin me fuqinë elektrike./itshqip

RELATED BY