Inteligjenca artificiale do të thotë fund i racës njerëzore, sipas Stephen Hawking

Profesor Stephan Hawking ka thënë se zhvillimi i inteligjencës artificiale do të dërgoj deri në zhdukjen e racës njerëzore. Shkenctari foli pas paraqitjes së një sistemi të ri komunikues...

SPAIN-SCIENCE-FESTIVAL-HAWKING

Profesor Stephan Hawking ka thënë se zhvillimi i inteligjencës artificiale do të dërgoj deri në zhdukjen e racës njerëzore.

Shkenctari foli pas paraqitjes së një sistemi të ri komunikues që do ishte në gjendje që shkenctarët dhe autorët me famë të bashkëbisdedojnë ndërmjet vete duke punuar më mirë se kurrë.

“Forma primitive e inteligjencës artificiale që tani kemi, ka rezultuar shumë e dobishme. Por, unë mendoj që zhvillimi i plotë i inteligjencës artificiale do të na dërgoj deri në fund të racës njerëzore” tha profesor Hawking, transmeton ITshqip.

Ai gjithashtu shtoi se teknologjia eventualisht mund të bëhet e vetëdijshme dhe “zëvendësuse” e njerëzimit nëse inteligjenca artificiale zhvillohet më shpejtë se evolimi biologjik. Ai paralajmëron se ekotë e ngjajshme me atë të teknologjisë së ndërmarrësit Elon Musk, janë “kërcënimi ynë më i madh ekzistencial”.

Edhe Honda ka zhvilluar një robot të quajtur ASIMO, që është dizajnuar të ndihmoj në punët e shtëpisë,  njëkohësisht edhe Google ka deklaruar se është duke eksperimentuar me robotët.

Profesor Hawking tha: “Ne jemi këtu për të folur rreth asaj se si shkenca dhe teknologjia kanë përmirësuar jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara”.

“Ne po i shtyjmë kufijtë përmes teknologjisë, pasi që pa të unë nuk do arrija të flisja sot. Hulumtimet e kompanisë Intel dhe zhvillimi kanë sjellur ndryshime në botë në mënyrën se si njerëzit me aftësi të kufizuara mund të komunikojnë.”/itShqip

 

RELATED BY