Interneti e drejtë e njeriut, thotë OKB.

Çdo përjashtim i njerëzve nga Interneti ose kufizim i qasjes deri tek informacionet online do të thotë shkelje të të drejtave themelore të njeriut të cilat janë të mbrojtura...

Çdo përjashtim i njerëzve nga Interneti ose kufizim i qasjes deri tek informacionet online do të thotë shkelje të të drejtave themelore të njeriut të cilat janë të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

“Raportuesit special besojnë se Interneti është një nga mjetet më të fuqishme në shekullin 21 për rritje të transparencës në zbatimin e fuqive, qasje tek informacioni, dhe përfshirje të qytetarëve aktiv në ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Në të vërtet, valët e fundit të demonstratave në vendet e Lindjes së Mesme dhe në regjionin e Afrikes së Veriut treguan rolin kyç që luan Interneti në mobilizimin e popullsisë për të thirur në drejtësi, barazi dhe përgjegjsi për respekt më të madh të drejtave të njeriut.”

Në raportin thuhet se qasja në Internet ka dy dimenzione, njëra është në përmbajtjen online, dhe e dyta në infrastrukturën për të mundësuar qasje në të, duke thënë se nuk do të jetë e lehtë të lidhen të gjith njerzit në botë, sepse energjia elektrike është akoma e padisponueshme në shum vende në zhvillim. Thuhet gjithashtu se vedet duhet të bëjnë disa rregulla të caktuara dhe strategji për zhvillimin e saj për ti kyqur të gjith në Internet.

Përveç OKB, edhe Bashkimi Europian forson qasje në internet të gjith qytetarët e saj  deri në vitin 2015 me qëllim që të krijon shërbime ekonomike më efikase si psh. shërbimin e-qeveri./itshqip

 

RELATED BY