Internetin e mbrojnë 14 njerëz me 7 çelësa sekret

Internetin e kontrollojnë 14 njerëz të cilën ruajnë 7 çelësa sekret, shkruan Guardian, transmeton ItShqip. Nuk bëhet fjalë aspak për ndonjë tregim ose film fantastik, por për anëtarë të...

icann

Internetin e kontrollojnë 14 njerëz të cilën ruajnë 7 çelësa sekret, shkruan Guardian, transmeton ItShqip. Nuk bëhet fjalë aspak për ndonjë tregim ose film fantastik, por për anëtarë të ICANN të cilët janë përgjegjës për dhënien e adresave numerike të internetit dhë lidhjen e tyre me web adresat të cilat ne i shkruajm në shfletuesit tonë. Për shembull, në vend se të shkruani 74.125.239.135 çdo herë që dëshironi të kërkoni diçka në internet, ju thjesht shkruani Google.com.

Sekreti i këtyrë çelësave është shum me rëndësi, sepse nëse këto çelësa në nodonjë mënyrë arrijn në duart e njerëzve keqbërës, ata do të kenë mundësi të ridrejtojnë trafikun e internetit deri tek faqe të tjera, shembull një faqe të ndonje banke mund ta ridrejtojnë në ndonjë faqe tjetër të rreme ose fallco. ICANN sigurin e Internetit e ka shpërndarë tek 7 njerëz të cilët posedojnë 7 çelësa sigurie, dhe 7 njerëz tjerë në të cilët egzistojnë çelësa backup. Kombinimi i këtyre shtatë çelësave(të cilat më sakt janë kartela të mençura) janë çelësi kryesor për Internet të sigurt në këtë botë. Çelësi kryesor është kodi kompjuterik, lloj fjalëkalimi që lejon qasje në bazën e të dhënave tek ICANN.

Njerëzit të cilët kanë çelësat e besuar takohen katër herë në vit, kurse hapja e atij takimi është solemn. Gjithcka zhvillohet në dyer të mbyllura në një dhom në El Segundo, në periferi të Los Angeles, nga e cila nuk ka mundësi rrjedhja e informacioneve elektronike, thotë James Boll nga Guardian i cili kishte mundësi të rallë për të marrë pjesë në ceromonin e ICANN gjat “Zhbllokimit të Internetit”./itshqip

RELATED BY