‘The Interview’ mbledh 15 milionë dollarë brenda katër ditëve

Pavarësisht hakimit skandaloz të vazhdueshëm dhe lansimin e anuluar, The Interview  ka arritur të mbledh 15 milionë dollarë që prej debutimit online të Mërkurën. Numri i shitjeve të filmit...

The Interview ka mbledhur 15 milionë dollarë

Pavarësisht hakimit skandaloz të vazhdueshëm dhe lansimin e anuluar, The Interview  ka arritur të mbledh 15 milionë dollarë që prej debutimit online të Mërkurën.

Numri i shitjeve të filmit ishte zbuluar në një deklaratë zyrtare nga Sony. “Deri të Shtunën, më 27 Dhjetor, përfshirë të gjitha platformat shpërndarëse , The Interview është paguar online më shumë se 2 milionë herë,” shkruan në deklaratën nga Sony Pictures, transmeton ITshqip.”Shpenzimi i të gjithë konsumatorëve deri të Shtunën për filmin online The Interview ishte mbi 15 milionë dollarë.”

Përveq një numëri të limituar shfaqjesh në teatre, Sony është mbështetur edhe nga shpërndarësit online përmes kanaleve si YouTube, Google Play, Xbox Video, dhe së fundmi iTunes.

Strategjia e shpërndarjes së filmit online është një mënyrë që shumë studio të mëdha janë larguar nga ajo, por duket që kompaninë Sony kjo mënyrë e ka shpërblyer. “Pas katër ditëve, The Interview  zë vendin e parë online ndaj të gjithë filmave të tjerë ,” shkruhet në deklaratën e Sony Pictures./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
3 Comments on this post.

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY