Intervistë: Anonymouse janë më të fuqishëm në botë

Christopher Dojon( i njohur si Komandat IKS), pjesmarrës në aksionet më të rëndësishme të Anonymouse, i cili aktualisht ndodhet i arratisur në Kanada, në një intervistë flet për fuqinë...

Christopher Dojon( i njohur si Komandat IKS), pjesmarrës në aksionet më të rëndësishme të Anonymouse, i cili aktualisht ndodhet i arratisur në Kanada, në një intervistë flet për fuqinë e këtij komuniteti të hakerëve, hackitvizmit, dhe rëndësis së informacioneve.

Si një ushtri e përbërë vetëm nga hakera, sa është e fuqishme organizata Anonymouse?

Anonymouse është si një nxënës i cili nuk pasur vetëbesim, por një ditë pa pritur i fut një boks dikujt në fytyrë dhe thotë “Me të vërtet qenkam i fortë!”. Ndoshta jemi organizata më e fuqishme në botë dhe për këtë ka argument të fuqishëm. Sot në botë gjëja më e rëndësishme është informacioni. E gjith bota është e kontrolluar dhe udhëhequr nga njësi të vogla dhe të panjohura të zerove të cilat shkëlqejnë nëpër ajër dhe ndodhet kudo rreth nesh. E pra, nëse kjo është ajo që e kontrollon botën, atëher pyesni veten kush i kontrollon këtë zero dhe njësi? Normalisht Geeks dhe hakerët në mbarë botën.

Çfarë do të thotë të jetë një udhëheqës i një organizate që nuk ka udhëheqës?

Nuk zgjedhim president, por kjo nuk do të thotë se nuk ka udhëheqës tek Anonymouse. Normalisht, Komandant Iks ose Barrett Brown, pavarësisht a kanë emra ose janë anonim, marrin rolin e udhëheqsit dhe janë shembull për të tjerët. Një Anonymous i rëndomt nuk është sikur unë, që punon 12 orë në ditë dhe i kushton jetë kësaj. Ai është një IT tip ose teknik i cili ka disa orë të lira dhe dëshiron ti tregohet çfar të bëjë. Nevojitet organizatorë për tu kryer puna. Secili Anonymous mund të jetë si zëdhënes, por aftësia ime për të folur këtu është vendosur me konsensus të grupit ose kolektivit.

Duket se ka një luftë në mes hacktivistëve dhe forcave të ligjeve. Çfarë mendoni ju, kush fiton për momentin?

(Të paktën 40 persona të cilët konsideroheshin anëtarë të Anonymouse u arrestuan vitin e kaluar në gjith botën.)

Mendoj që aktualisht është baraz. Dhe kur do qoftë ne do të fitojmë. Gjithmon kam besuar së në fund e mira fiton. Por për momentin arrestimet kanë dëmtuar lëvizjen tonë. Për 30 minuta protestë onlinesh unë përballem me dënim me burgë deri më 15 vite. Tani për tani kjo është akuza e vetme kundër meje, por unë pres më shum. Nuk bëhet fjalë vetëm për dënimin potencial, por edhe për vetë gjykimin për të cilën autoritetet kanë materiale edhe me terabajtë. Aty janë diku rreth 150.000 faqe për një protestë 30 minutëshe. Kjo do të thotë se gjykimi do të më zgjasë diku 2 vite, periudhë në të cilën do të isha nën vëzhgim të madhë nga FBI. Nuk kam qasje në Twitter, Facebook dhe shërbime tjera – nuk mund të kontaktojë as edhe një pjestarë të Anonymouse, të cilët nuk janë pak por 50.000 pjestarë.

Në fakt, jam penguar të jem aktivist. Dhe nëse fitojë në gjykatë, megjithatë nuk do të më ketë dy vite. E pra, unë nuk kisha ndërmend të lejojë këtë dhe prandaj ndodhem në Kanada. Në Siri, Tunis, Libi, Egjipt dhe Nigeri shpëtuam shumë jetë të aktivistëve, gazetarëve, blogerëve dhe njerëzve të cilët na kontaktonin për ti mbrojtur ato në mjediset e rrezikshme – dhe nuk synojmë ta ndalim këtë punë.

Tani, kur ndodhesh në Kanada, a ndiheni relativisht i sigurtë?

Po. Kemi shum kontakte me qeverinë kanadeze. Ishim shum të pregaditur kur fillimisht erdhëm këtu, kemi shtëpi të sigurta në Kanada. Ndoshta gabuam, por mendojmë se qeveria Kanadeze është aq e brengosur për Anonymouse sa qeveria Amerikane. Qasja e tyre do të jetë “qëndroni normal, mos qëndroni shum dhe gjithcka do të jetë OK”. Për momentin jemi duke negociuar me disa vende europiane për azil të përhershëm politik, si për mua, ashtu edhe për pjestarët tjerë të Anonymouse. Shum keq që Kanadaja nuk ka guxim politik për të mbrojtur aktivistët nga Amerika. Ky është realiteti, por ndoshta nuk do të më kërkojnë në mënyrë aktive mua.

A mendoni se publiku i gjerë është mjaft i interesuar për mbikqyrjen në internet dhe monitorimin në jetën reale?

Mendoj se njerëzit kanë filluar të kuptojnë rëndësin e informacioneve. Për shembull, shum kohë në SHBA askush nuk ka guxuar të kuptojë numrin e viktimave në Avganistan dhe Irak. Kishte vetëm supozime, deri sa ushtari Bradley Manning nuk vodhi infomacionin nga qeveria e SHBA-s dhe e publikoi atë. Tani ne e dimë se megjithatë armëve dhe teknologjive të përparuara disi arritën të vrasin rastësisht 150.000 civilë në dy vendet… Ashtu siç zbulohen këto fakte, ashtu edhe njerëzit do të fillojnë të kuptojnë edhe më shumë rëndësin e infomacionit, dhe se aktivistët rezikojnë gjithçka që infomacioni të jetë publik.

Çfarë do t’u thoni njerëzve të cilët mendojnë se Anonymouse janë vetëm Cyber-terroristë?

Në fakt nuk jam dakord me këtë. Nëse dëshironi të na quani terorist , ok ska problem. Por, do t’ju kisha pyetur kush frigohet nga ne? Nëse frigohen kriminelët, atëher super që jam terorist. Por, nëse frigohen njerëzit e thjeshtë, njerëzit të cilët ne tentojm ti ndihmojmë, atëher do ti kisha këshilluar të edukohen, të hulumtojnë se çfar në të vërtet ne bëjmë dhe të ndalin frikën. Ne luftojmë për njerzit, luftojmë siç thonë nga “Occupy”(Okupo), për 99%. Kurse ai 1% (përqindëshi) i cili na shkatëron planetin, me të vërtet duhet të frigohet. Nëse për ata jemi teroristë, atëherë me siguri kanë të drejtë.
“Informacion Terorist” – sa koncept qesharak. Të terorizosh dikë me infomacion. Por, kë? Mos vallë njerëzit të cilët lexojnë gazetat dhe kuptojnë çfar bënë qeveria për ta? Ato nuk janë terorizuar, por janë shum të kënaqur me situatën. Janë të terorizuar njerëzit të cilët dëshirojnë të fshehin krimet e tyre. Është qesharake që të gjithë të dhënat e e-maillave që kam vjedhur përmbanin infomacione për krime. Asnjëherë nuk më ka ndodhur të vjedh infomacione nga korporata ose qeveri dhe të them “O zotë njerëzit qenkan të pafajshëm, gabova.”

Anonymouse filluan si online belagji, por puna u bë shum më serioze në 2 vitet e fundit. Çfar ndodhi?

Mendoj se Egjipti ishte pika kthyese për Anonymouse në nivel emocional. Njerëzit shpesh më pyesnin: përse jan kaq të keq këto ditë? Filloi në Egjipt – kur punonit me ditë të tëra për të vendosur lidhje direkte dhe të drejtpërdrejtë video nga protestat dhe gjëjen e parë që shihni në ta, është se si njerëz mbysin shokët tuaj me armë automatike – kjo tani shëndrohet në diçka personale. Dhe jo vetëm Egjipti, por edhe Libia, Tunisi dhe shum vende tjera. Ndoshta nuk është e njejtë sikur të jeshë atje së bashku me ato, por kur me dikë bisedoni online me orë të tëra dhe këto njerëz me ty ndajnë shpresat për vendin e tyre, ardhmërinë, kur të tregojnë se si rezikojnë jetët e tyre për fëmijët e tyre për të pasur një ardhmëri sa më të mirë, thjesht lidhesh me ato njerëz dhe bëheni miq dhë familje.

Çfarë mund të presim nga Anonymouse?

Për momentin kemi qasje në çdo bazë e të dhënash në Qeverinë Amerikane. Pyetja është kur, dhe jo nëse do ti publikojmë të dhënat. A e dini si fituam qasje? Nuk i hakuam. Thjesht qasjen na e mundësuan njerëzit të cilët menaxhonin me serverët. Gjeneralët me 5 yje dhe sekretarët për mbrojtje nga zyrat e tyre më nuk kontrollojnë asgjë. Lojën e lozin fëmijët nga podrumet, dhe këtë e dëshmoi më së miri Bradley Mainning. Ditaret Afgane dhe Iraniane në mënyrë efektive dobësuan fuqinë politike të Ministrisë së mbrojtjes. E gjith kjo vetëm se një person kishte guxim të fut CD në pliko dhe ta dërgojë atë tek dikush.
Tani njerëzit nuk na japin CD ose dokumente, por vijnë me çelësat e mbretërisë. Na japin fjalëkalimet dhe emrat e përdoruesve nga baza të të dhënave të cilat janë të mbrojtura dhe të cilat tashmë i kemi nën kontrollë… Bota duhet të jetë e shqetësuar./itshqip

RELATED BY