Investitorët do të padisin Facebook, Mark Zuckerberg dhe bankat për…

Investitorët në rrjetin social kanë ngritur padi kundër Facebook, Mark Zuckerberg, Morgan Stanley dhe bankat, duke i akuzuar ato se kishin shfaqur raporte të rrejshme finansiare të cilët kishin...


Investitorët në rrjetin social kanë ngritur padi kundër Facebook, Mark Zuckerberg, Morgan Stanley dhe bankat, duke i akuzuar ato se kishin shfaqur raporte të rrejshme finansiare të cilët kishin shfaqur “ulje të konsiderueshme” të të ardhurave shkruan Reuters.

Facebook javën e kaluar doli në berzë, por vlera e aksioneve shënoi rrënie të konsiderueshme, momentalisht është e zvogluar për 18 përqind, nga 38 dollarë në 31dollarë për një aksion.

Investitorët janë të shqetsuar se si ata ishin mashtruar të paguajnë më shum për aksione kur rrjeti ishte lëshuar në berzë. Në padinë e nisur në një gjykatë në New York, ka edhe një tjetër padi të ngritur në Kaliforni, thuhet se analistët kishin zvogluar parashikimet e tyre para se Facebook të dal në berzë, por ato ndryshime ishin dhënë në “mënyrë selektive nga të akuzuarit deri tek investitorë të caktuar dhe të favorizuar” në vend që të ishin publike.

Facebook refuzoi të komentojë për këto padi./itshqip

RELATED BY