Inxhinierët krijojnë një “tatuazh të përkohshëm” për të matur nivelin e sheqerit në gjak

Një therje e mbrehtë në maje të gishtit është bërë vërtetë e dhimbshme për shumë pacientë që vuajnë nga diabeti, por disa profesionist shëndetësor janë përpjekur për të gjetur...

Inxhinierët krijojnë një tatuazh të përkohëshëm për të matur nivelin e shiqerit në gjak

Një therje e mbrehtë në maje të gishtit është bërë vërtetë e dhimbshme për shumë pacientë që vuajnë nga diabeti, por disa profesionist shëndetësor janë përpjekur për të gjetur një mënyrë që nuk shkakton dhimbje dhe është e padëmshme për të matur nivelin e sheqerit në gjak. Vitin e kaluar, gjigandi kërkimor Google njoftoi se është duke zhvilluar disa lente që matin nivelin e glukozës tek syri i përdoruesve. Tani, inxhinierët duket se kanë gjetur një mënyrë më të lehtë për të monitoruar nivelin e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet përmes ‘tatuazheve të përkohshme.”

Amay Bandodkar, një hulumtues në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, ka krijuar një sensor fleksibil që përdorë elektricitet të vogël për të matur nivelin e glukozës në trupin e një njeriu. Matja e nivelit të sheqerit në gjak disa herë në ditë është jetësore për pacientët me diabet sepse shfaq se si trupi i njeriut është duke menaxhuar sëmundjen dhe dozën e insulinës që iu kërkohet, nëse ata kanë nevojë. Por, pasi shumë njerëz e shohin të mërzitshme përdorimin e shiringave, ata tentojnë ti largohen matjeve të nivelit të sheqerit në gjak, që i vendos ata në një rrezik serioz në zhvillim të komplikimeve të vazhdueshme mjekësore. Pajisja e re nuk shkakton dhimbje, ajo përmban elektroda të shtypura në letrën e hollë që pacientët mund ti zëvendësojnë pas përdorimit. “Aktualisht tatuazhet e përkohshme mund të mbijetojnë vetëm një ditë,” tha Bandodkar në një deklaratë, transmeton ITshqip. “Këto janë tepër të lira, vetëm disa centa, kështu që mund të zëvendësohen pa shkaktuar ngarkesë financiare të madhe tek pacientët.”

Tatuazhi ka sjellur masat e sakta të glukozës tek shtatë pacientët e testuar, raporton ekipi në revistën e sjellur së fundmi Analytical Chemistry. Ky tatuazh i përkohshëm është vetëm disa hapa larg nga dhënia e vlerës numerike të niveleve të glukozës, kështu që shkencëtarët duhet ta largojnë atë nga dora e njeriut dhe të analizojnë atë për të marrur rezultatin e saj. Në fund, Bandodkar tha se tatuazhet do të kenë “aftësi të dërgojnë rezultatet e nivelit të glukozës në gjak tek kompjuterët në kohë reale përmes teknologjisë Bluetooth.”

Studiuesit shpresojnë që ky ‘tatuazh’ do të përdoret në të ardhmen edhe për monitorimin e niveleve të tjera në gjak, si barnat, alkoolin apo drogën./itShqip

RELATED BY