iOS 5.1 beta 3 zbulon se iPad 3 do të posedon Siri dhe procesor quad-core?

iOS 5.1 3 beta verzion, të cilën Apple e publikoi vetëm për programerët, zbulon se tableti më i ri iPad 3, do të posedoj quad-core procesor së bashku me asistentin...

iOS 5.1 3 beta verzion, të cilën Apple e publikoi vetëm për programerët, zbulon se tableti më i ri iPad 3, do të posedoj quad-core procesor së bashku me asistentin personal Siri. Ne beta verzionin tek sistemi operativ mobil është shtuar një seksion i ri në menun e tastierës me të cilën shpjegohet diksioni dhe privatsia. Në atë seksion zbulohet teksti standard dhe legal për Siri, thotë 9to5mac.com

Me siguri Apple do ta shtojë asistentin personal Siri në tabletin më të ri iPad 3 për ta bërë kështë ekskluzive në tablet kompjuterin dhe për të tërhequr sa më shum të interesuar, siç ndodhi edhe me rastin e iPhone 4S. Momentalisht asistenti personal Siri është prezent vetëm tek iPhone 4S, edhe pse u tregua në disa raste se ky opsion mund të funksionojë edhe në modelet më të vjetra të telefonave të zgjuar nga Apple.

Egziston mundësia seksioni nga iOS 5.1 beta 3 të thotë se Apple së shpejti pregaditet të mundësoj Siri edhe në paisjet tjera të cilat punojn në iOS.

9to5mac.com zbulon gjithashtu se në iOS 5.1 beta 3 ka referenca për një procesor quad-core. Sipas blogut, edhe pse kjo nuk do të thotë se gjenerata e re e iPhone dhe iPad duhet të ketë një procesor të tillë, megjithatë egziston një mundësi e madhe të jetë e vërtet sepse nga më herë dihet se Apple është duhet punuar në A6 procesor. Një procesor më i mirë do të thotë se iPad 3 do të mund të ketë Retina ekran me rezulucion të lartë./itshqip

 

RELATED BY