iOS 8.1.2 tani në dispozicion për shkarkim

Duket që përsëri është koha për një përditësim gradual të iOS 8. Apple ka ende për të punuar në disa çështje të mëdha në iOS, veçanarisht në perfomancën tek...

leaf graphic

Duket që përsëri është koha për një përditësim gradual të iOS 8. Apple ka ende për të punuar në disa çështje të mëdha në iOS, veçanarisht në perfomancën tek pajisjet e vjetëra; por, derisa puna është duke vazhduar, përditësimi iOS 8.1.2 është në dispozicion për shkarkim për të rregulluar disa çështje të vogla në platformën Apple.

Siç duket, përditësimi ka të bëjë me mbylljen e disa lëshimeve të vogla në platformë, por ne duhet t’i instalojmë ato për t’i konfirmuar. I vetmi problem që është vendosur në listën e përditësimit ka të bëjë me rregullimin e Ringtones në rast se keni blerë nga iTunes dhe janë larguar papritmas. Problem i vogël, por mirë që është rregulluar.

Edhe pse ky përditësim i vogël është lëshuar tashmë, duket që edhe versioni iOS 8.2 për zhvilluesit ka filluar të lëshohet duke sjellur mbështetjen për WatchKit. Apple Watch pritet të lëshohet në fillim të pranverës së vitit të ardhshëm, kështu që iOS 8.2 do të lëshohet në të njëjtën kohë./itShqip

RELATED BY