iOS 8 tani në 56% të pajisjeve nga Apple

Nga shifrat e reja që kompania Apple ka zbuluar për iOS mësojmë se iOS 8 ka tejkaluar nivelin mesatar 50% duke arritur të pushtojë 56% të përdoruesve të pajisjeve...

Apple prezanton iOS 8 dhe Mac OS X Yosemite

Nga shifrat e reja që kompania Apple ka zbuluar për iOS mësojmë se iOS 8 ka tejkaluar nivelin mesatar 50% duke arritur të pushtojë 56% të përdoruesve të pajisjeve nga Apple. Këto shifra tregojnë se sistemi operativ ka kaluar fazën fillestare të papërshtatshme kur versioni iOS 8.0.1 i ka dekurajuar përdoruesit.

Sidoqoftë, duket se pjesa më e madhe e përdoruesve të iPhone-it kanë arritur të mbërthehen me evolucionin e iOS 8 dhe tani po e shijojnë atë. iOS 7 ende komandon me prezencën e saj të konsiderueshme, duke arritur të posedojë 40 % të instalimeve, derisa shifrat e tjera të vogla i përkasin versioneve të vjetëra. Mobilesyrup arsyeton se 10 % e rritjeve të instalimeve brenda më shumë se një muaji janë bërë nga Apple Pay dhe Continuity, funksione atraktive të iOS 8./itShqip

 

RELATED BY