iOS mposhtë Android-in në SHBA

Bazuar në analistët tek Kantar Worldpanel ComTech, platforma iOS ka marrur rolin e udhëheqësit nga Android në tregun e telefonave të mençur në SHBA brenda tremujorit të fundit të...

iOS mposhtë Android-in në SHBA1

Bazuar në analistët tek Kantar Worldpanel ComTech, platforma iOS ka marrur rolin e udhëheqësit nga Android në tregun e telefonave të mençur në SHBA brenda tremujorit të fundit të vitit 2014.

Apple ka arritur të shes më shumë pajisje me iOS sesa të gjithë krijuesit e telefonave të mençur të tjerë që përdorin platformën Android. Pavarësisht diferencës së vogël për 0.1%, vazhdon të mbetet ende interesante pasi që hera e fundit që iOS mposhti Android-in në SHBA ishte tremujori i katërt i vitit 2012.

iOS mposhtë Android-in në SHBA

Për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, Kantar tha se 47.7% e pajisjeve që u shitën në Shtetet e Bashkuara ishin iPhone, ndërsa 47.6% ishin pajisje me Android. Windows Phone arriti vetëm 3.8% të tregut, ndërkohë që BlackBerry posedon vetëm 0.3% të pajisjeve në SHBA.

Gjatë festave të fund vitit, iPhone 6 ishte pajisja më e shitur në SHBA duke u ndjekur kështu nga Samsung Galaxy S5. Sidoqoftë, Android vazhdon ende të qëndrojë sistemi operativ më i madh në mbarë botën me 66.1% të tregut në Evropë./itShqip

RELATED BY