iOS nuk është më i sigurtë!

Duket se çdo muaj krijohet një ngjarje e re që nxjerr një mënyrë për të shqetësuar përdoruesit e Android-it për sulme keqdashëse, pavarësisht faktit nëse përdorni aplikacionet që sjell...

iOS nuk është më i sigurtë

Duket se çdo muaj krijohet një ngjarje e re që nxjerr një mënyrë për të shqetësuar përdoruesit e Android-it për sulme keqdashëse, pavarësisht faktit nëse përdorni aplikacionet që sjell vetëm Google Play Store. Tani, duket se është radha e kompanisë Apple, sepse së fundmi thuhet se iOS përmban softuer me qëllim keqdashës.

Ky softuer i quajtur WireLurker, është mjaft mbresëlënës, pasi që është softueri i parë me qëllim negativ që është parë ndonjëher në pajisjet iOS. Sipar raporteve të mëparshëme thuhet se mund të jenë mijëra pajisje të infektuara. WireLuker është shumë i rrezikshëm pasi që kthen edhe aplikacionet e tjera në programe me qëllim jo të mirë, pa pasur nevojë të shkarkoni ndonjë gjë shtesë.

Hulumtuesit janë duke thënë se aplikacionet e infektuara janë shkarkuar mbi 350.000 herë. Ata kanë bërë programe për të shikuar nëse jeni të infektuar apo jo, por në të vërtetë është shumë lehtë të mos infektoheni nga ky softuer. Thjeshtë, mos përdorni kabllon për në USB portin, shmangni programeve të pamiratuara dhe largohuni nga konektimet jo direkte 3rd Party./itShqip

RELATED BY