iPad 2, më i hollë, më i lehtë dhe më i fuqishëm.

Stiv Xhobs prezentoi iPad 2, kompjuterin e dytë tabletë të kompanisë Apple i cili vjen “me dizajn të ri”, kurse është “më i hollë, më i lehtë dhe më...

Stiv Xhobs prezentoi iPad 2, kompjuterin e dytë tabletë të kompanisë Apple i cili vjen “me dizajn të ri”, kurse është “më i hollë, më i lehtë dhe më i shpejtë” nga iPad gjenerata e parë.

iPad 2 është për një të tretën më i hollë se verzioni i parë(iPad), respektivisht vetëm 8.8 milimetra i trashë, kurse më i hollë edhe se iPhone4. Peshon 91 gramë më pakë, resketivisht 589 gram, ka procesor më të shpejtë prej 1GHz Dual-Core Cortex a5, “dhjet herë” grafikë më të mirë për lojra, lojra më kualitative për tabletin, pastaj posedon 2 kamera, para dhe mbrapa paisjes, Facetime, dhe xhiroskop. Do të punon në sistemin operativ iOS 4.3.

Pjesa e prapme e tij është e punuar nga alumini megjithëse ka disa skaje më të zbutura në dizajn, me një mbulesë të zgjuar. Për të përforcuar skajet e tabletit, Apple ka ndërtuar magnete në vet iPad-in.

iPad 2 i bardh dhe i Zi do të mund të blihet në SHBA nga marsi dhe do të kushtoj 499 dollarë për Wi-Fi 16GB deri 899 dollarë për aWi-Fi 64GB verzionin.

Me iPad 2, Apple përsëri vendosi standarde se si duhet të duket një tablet kompjuterë. Dhe jo rastësisht Apple kishin shitur 15 milionë iPad në vitin 2010, deri sa prodhuesit tjerë ende nuk kanë vendosur çfar do të bëjnë, kurse Apple planifikon që vitin 2011 të shesë diku 40 milionë iPad2.

Më poshtë janë disa video nga prezentimi i iPad 2, si dhe video zyrtare të Apple për tabletin dhe mbulesën e zgjuar./itshqip.com

RELATED BY