02/Mar/2012
Gizmodo pas shumë hulumtimeve të bëra, ka ardhur në përfundim se iPad 3 do të quhet iPad HD.
Sipas raporteve të reja, thuhet se iPad 3 do quhet iPad HD dhe do ketë një rezulucion shumë më të lartë se iPad 2 (2.048 x 1.536 pixel), prandaj edhe emertimi HD ka kuptim.
Ekrani i iPad-it të ri thuhet se do jetë me madhësi të njëjtë si iPad 2, dhe ka mundësi që iPad-i të quhet edhe iPad 2 / HD (3).
Apple do të mbajë ngjarjen për shtyp në San Francisko të mërkurën më 7 Mars, ku pritet që CEO i Apple, Tim Cook, të zbuloj iPad-in më të ri në botë./itshqip