iPad 3 megjithatë nuk do të shfaqet këtë vit

Edhe përkundër shumë spekulimeve, se gjenerata e ardhshme e tabletëve të kompanisë Apple, iPad3 të lansohet këtë vit, analisti Mark Moskovic nga kompania J.P.Morgan doli me një deklaratë se...

Edhe përkundër shumë spekulimeve, se gjenerata e ardhshme e tabletëve të kompanisë Apple, iPad3 të lansohet këtë vit, analisti Mark Moskovic nga kompania J.P.Morgan doli me një deklaratë se ky produkt do të shfaqet në vitin 2012.

Sipas raportit të Maskovic dedikuar klientëve thuhet se në periudhën e kaluar janë shfaqur spekulime të ndryshme se iPad3 do të shfaqet gjat kohës së festave në fund të vitit. Megjithatë hulumtimet e tyre tregojnë se nuk ka argumente të cilët tregojnë se një paisje e tillë këtë vit do të fillon së prodhuari. Pastaj edhe në konsultime me ekspertë të ndryshëm në këtë industri është ardhur në një përfundim se egzistojnë shum prototipe lidhur me gjeneratën e re të tabletëve të Apple-s, por produkti final do të shfaqet në vitin 2012.

Edhe një tjetër argument se iPad3 nuk do të shfaqet këtë vit, dhe që nuk ka nevojë për analizë ekspertike, është se iPad2 u shfaq po këtë vit, dhe thjesht nuk egziston arsye përse Apple të lanson edhe një verzion tjetër të produktit, kur iPad2 është lansuar vetëm para disa muajve, plus shitjet e kësaj paisje nuk janë të shkëlqyera./itshqip

 

RELATED BY