iPad 9.7 inç do vijë këtë pranverë?

Gjenerata e ardhshme e iPad do të ketë një dizajn të ri me Display Retina që pritet edhe për modelin iPad Mini, sipas një analisti kryesor të industrisë. Madhësia...

iPad 9.7

Gjenerata e ardhshme e iPad do të ketë një dizajn të ri me Display Retina që pritet edhe për modelin iPad Mini, sipas një analisti kryesor të industrisë.

Madhësia e plotë e iPad do të jetë 9.7 inç , i hollë dhe i lehtë sikur iPad Mini,  sipas analistit Gene Munster.

Gjithashtu mendohet se Apple do lansoi një verison të ri gjatë muajit Prill që thuhet se do pushtoj tregun, ndërsa me modelin e gjeneratës së katërt do vijë në muajin Tetor të këtij viti.

Në një shënim për investitorët, Gene Muster tha ” Duke u bazuar nga datat e më hershme të lansimeve të produkteve, mendohet se Apple do prezantoj diqka të re në Mars apo në Prill, pra siç ka bërë edhe më herët .”

” Ne besojmë se Apple do krijoi një iPad me madhësi të plotë dhe me një dizajn  të ngjashëm me iPad Mini. ”

Ndërsa shumica e njerëzve janë duke pritur një model tjetër të iPad me një ekran 7.9 inç, dhe po ashtu janë duke pritur  se iPad Mini do të ketë Display Retina në gjeneratën e ardhshme, por analisti Munster nuk mendon se kjo do të ndodhë menjëherë.

Munster tha ” Pëveq kësaj, mendohet se parashikimet rreth iPad Mini për Retina Display  mund të ndodhin por gjatë tremujorit të fundit të këtij viti. /ITshqip

RELATED BY