iPad Air Plus me madhësi “gjigante” vjen në pranverë?!

Raportet e fundit vijnë nga revista japoneze Mac Fan, që ka publikuar pamjet skematike të tabletit me ekran të madh – iPad Air Plus. Kjo revistë pretendon që iPad...

iPad Air Plus me madhësi gjigante vjen në pranverë

Raportet e fundit vijnë nga revista japoneze Mac Fan, që ka publikuar pamjet skematike të tabletit me ekran të madh – iPad Air Plus.

Kjo revistë pretendon që iPad Air Plus do të jetë 7mm i hollë me procesor A9 dhe ekran gjigant 12.2 inç. Gjithashtu, do të posedojë katër altoporlant, dhe pritet të fillojë shitjet ndërmjet muajit Prill dhe Qershor të vitit të ardhshëm.

Mac Fan shtoi që iPad Mini 4 i ri do të lëshohet gjatë pranverës, duke bartur të njëjtin dizajn dhe procesor A8X sikur iPad Air 2.

Megjithatë, shitjet e iPad-ve dhe tabletave në përgjithësi janë duke rënë, kështu që është ende e paqartë se sa një iPad me ekran të madh do të ndihmoj në këtë situatë. Por, ndoshta më e rendësishme është fakti nëse konsumatorët do të dëshirojnë një tabletë me 12 inç./itShqip

RELATED BY