iPhone 4 ka një kopje, por me pamje tableti?

Kur ne flasim për kopje, ato vetëm sa vazhdojnë e rriten, por në këtë rast kemi një kopje të iPhone 4, i cili është shndërruar në tablet. Ky tablet...

Kur ne flasim për kopje, ato vetëm sa vazhdojnë e rriten, por në këtë rast kemi një kopje të iPhone 4, i cili është shndërruar në tablet. Ky tablet duket krejtësisht si iPhone 4, por ka madhësinë e një tableti, ndërsa funksionet janë të njëjta sikur në iPhone 4.

Po sigurisht, kopja e iPhone 4 duke përfshirë edhe butonat, është padyshim një paisje e çalë e krijuar në Kinë, e vetmja gjë ku dallon kopja e iPhone 4 është emri i këtij tableti.

Tableti i quajtur ‘Vayee’ ka rezulucion 800 x 480, punon me Android 2.2, ka një procesor VIA 8650, 3G dhe shumë specifika tjera.

Mjaft interesante, Kina vazhdon të kopjoj dhe ky tablet kushton diku rreth 63 dollarë./itshqip

RELATED BY