iPhone 4S eksplodon me shitje?

Kompania AT&T ka shitur më shum se 200 mijë telefona të zgjuar iPhone 4S në 12 orët e para. Nga AT&T deklaruan se kjo është një ndër “kërkesat më...

Kompania AT&T ka shitur më shum se 200 mijë telefona të zgjuar iPhone 4S në 12 orët e para. Nga AT&T deklaruan se kjo është një ndër “kërkesat më të jashtëzakonshme” për modelin më të ri iPhone i cili u prezentua pak kohë para vjekjes së bashkthemeluesit të kompanisë Apple, Stiv Xhobs.

Të martën në mbrëmje kompania Apple me selinë e saj në Kupertino në Kaliforni prezentuan iPhone 4S i cili tani për tani do të jetë në dispozicion vetëm për konsumatorët amerikan.

Edhe pse vlersohen dallimet në mes shitjeve të modeleve më të vjetra, analistë besojnë se Apple do të shesë diku rreth 27 – 28 milionë paisje nga ky model i fundit, në përiudhën prej tetor-dhjetor.

Telefoni duket njëjtë sikur modeli i mëpararshëm iPhone4, por që përmban procesor A5 i cili është dy herë më i shpejtë se paraadhësi i tij, pastaj edhe grafikën e ka më të mirë, dhe disa risi tjera harduerike. Çmimi është i ndryshëm në varësi prej madhësisë së memories./itshqip

RELATED BY