iPhone 5 me ekran më të madh do të arrijë në verë?

Sipas një burimi të Foxconn, prodhuesi i komponentave kinez për Apple, është i gatshëm të prodhojë iPhone 5. Sipas këtij burimi, shkruan 9to5mac, tashmë ka disa kopje të telefonit...

Sipas një burimi të Foxconn, prodhuesi i komponentave kinez për Apple, është i gatshëm të prodhojë iPhone 5. Sipas këtij burimi, shkruan 9to5mac, tashmë ka disa kopje të telefonit i cili ka 4 inch ekran prodhuar nga LG.

Asnjë nga modelet nuk ka dizajn ngjajshëm si Mac Book Air, i cili është i lakuar, siç ishte spekuluar, as edhe si verzioni i iPhone 4S. Sipas burimit, asnjë nga dizajnet nuk është final. Dhe siç e dini edhe ju gjithçka mund të ndodh me Apple.

Pritet telefoni i ri të shfaqet këtë verë, në WWDC 2012 konferencën e Apple e cila do të mbahet më 10 qershor./itshqip

RELATED BY