iPhone 5, në mars të vitit 2012

Duket se thashethemet e bëra me herët rreth pajisjes së re nga kompania Apple po dalin të vërteta. Gjithashtu në një postim tonin thuhej se ekzistonte prototipi i iPhone...


Duket se thashethemet e bëra me herët rreth pajisjes së re nga kompania Apple po dalin të vërteta. Gjithashtu në një postim tonin thuhej se ekzistonte prototipi i iPhone 5, prandaj ka mundësi që ai të shfaqet në mars të vitit 2012.

Nga disa burime në internet thuhet se iPhone 5 nuk do të duket sikur versioni që u shpërndante në internet, ai do të ketë një dizajn unik dhe tërheqës që do pushtojë përsëri botën.

“Ne kemi thënë se pajisja do të ketë një ekran 4 inç, do të jetë 8mm dhe me një shtresë të metalike (ndoshta nga alumini),” raporton blogu për teknologji informative, iLounge.

Një numër i blogjeve në internet kanë raportuar se iPhone 5 do të shfaqet në mars, dhe Hexus ka pohuar se Apple mund të zbulojë detaje rreth modelit të ri në Mobile World Congress në Barcelonë./itshqip

RELATED BY