iPhone 6 dhe Plus prezantohen nga Apple

Apple prezantoi sot zyrtarisht iPhone 6 dhe Plus, dy telefonat e rinj që do të konkurojnë me modelet më të reja të sistemit operativ Android. Të dy modelet do...

Apple - iPhone 6

Apple prezantoi sot zyrtarisht iPhone 6 dhe Plus, dy telefonat e rinj që do të konkurojnë me modelet më të reja të sistemit operativ Android. Të dy modelet do të kenë një ekran dukshem më të madh në krahasim me iPhone 5s, respektivisht një ekran LCD 4.7 inch dhe 5.5 inch të përforcuar në krahasim me modelet e mëparshëm për të rezistuar më shumë ndaj goditjeve dhe gërvishjeve. Pjesët anësore do të jenë të rrumbullakëta.

permasa

Do të ketë rezulucion 1334 x 750 pixel kurse 1920 x 1080 pixel do të ketë iPhone 6 Plus. iPhone 6 Plus do të ketë plot 185% më shumë pixela në krahasim me iPhone 5s. Sa i përket përmasave, iPhone 6 është i trashë 6.8 milimetra, ndërsa iPhone 6 Plus është i trashë 7.1 milimetra, kundër 7.6iPhone 5s.

iPhone-6-iSight-camera

Kamera është përmirësuar por nuk kanë ndryshuar megapixel-at që mbete 8. Apple i ka pajisur të dy modelet me një stabilizues dixhital në iPhone 6 dhe optik në 6 Plus. Konfirmohet edhe True Tone Flash. Është përmirësuar edhe autofokusi, tani është dy herë më i shpejtë në krahasim me iPhone 5s: është përmirësuar edhe funksioni i njohjes së fytyrës. Tani fotot panoramike arrijnë deri në 43 megapixel. Kurse për sa i përket videove, kamera e iPhone 6 është në gjëndje të bëjë video 1080p me 30 dhe 60 fps. Funksioni Slow Motion mund të arrijë deri në 240 frame për sekond.

bateria

Sa i perket baterisë, iPhone 6 do të ketë një kohëzgjatje prej 14 orësh në telefonata, dhe iPhone 6 Plus do të arrijë në 24 orë në telefonata.

iPhone 6 dhe Plus do të jenë të disponueshëm në SHBA dhe 8 shtete të tjera nga 19 Shtatori. Prenotimet në këto shtete  do të nisisn nga 12 Shtatori. Më 17 Shtator do të lëshohet iOS 8 për të gjithë. Lëshimi i iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus parashikohet të vijë në Shqipëri në fund të vitit 2014.

Çmimet për Evropën janë këto, ndërsa në SHBA iPhone 6 me abonim do të kushtojë 199$, 299$ dhe 399$ për modelet 16 GB, 64 GB dhe 128 GB. Për 6 Plus çmimet do të jenë 100$ më shtrenjtë, dmth 299$, 399$ dhe 499$ për moledli 16, 64 dhe 128 GB.

/itshqip

iPhone-6-continuous-design

RELATED BY