iPhone 6 do ketë ekran 5.5 inç ?

Është përfolur gjatë për gjeneratën e ardhshme nga Apple, iPhone 6, që thuhet se do vijë në dy madhësi: një me ekran 4.7 inç dhe një tjetër me ekran...

iPhone 6 do ketë ekran 5.5 inç

Është përfolur gjatë për gjeneratën e ardhshme nga Apple, iPhone 6, që thuhet se do vijë në dy madhësi: një me ekran 4.7 inç dhe një tjetër me ekran 5.5 inç.  Tani, sipas një dokumenti të lëshuar, me anë të së cilit kuptohet se telefoni i ardhshëm i mençur nga Apple do i përket madhësisë 5.5 inç.

Gjatësia është 5.9 inç dhe gjerësia 3.3 inç, një rritje e jashtëzaknoshme në krahasim me pajisjen aktuale të kompanisë iPhone 5S. Model i cili është 4.87 x 2.32 inç.

iPhone 6 do ketë ekran 5.5 inç 1
Madhësia do të ishte më e madhe sesa pajisja e re  HTC One, që kishte 5 inç ekran dhe me përmasa 5.7 x 2.7 inç.

Nëse Apple do lansojë telefon me ekran 5.5 inç atëherë kjo kompani do ishte e para që po inkursion pajisje vërtetë të mëdha, ose shpesh të ashtuquajtura ” fableta”. Më parë, Samsung kishte lansuar telefonin e parë me 5.3 inç, Galaxy Note. Ndërsa më vonë edhe kompanitë e tjera si HTC, Nokia dhe LG shpalosën pajisje të tjera me të njëjtën madhësi.

Ndërkohë, softueri që do vijë me iPhone 6 pritet të ketë përmirësime në harta dhe një përqëndrim të madh në fitnes./itShqip

RELATED BY