iPhone më i lirë do të ketë 8GB memorie?

Është më se e ditur tani që shpejtë do të shohim edhe një model më të lirë të iPhone. Spekulimi më i fundit është se në një periudhë prej...

Është më se e ditur tani që shpejtë do të shohim edhe një model më të lirë të iPhone. Spekulimi më i fundit është se në një periudhë prej disa javëve do të shohim një verzion më të lirë të iPhone 4 me 8 GB memorie, përballë 16 dhe 32GB të modeleve aktuale.

Sipas dy burimeve të cilët ka cituar Reuters, prodhuesit korean tashmë kanë filluar të prodhojnë 8GB flesh memorie për iPhone4. Burimet janë anonime sepse informacionet nuk janë publike, dhe përshkak që Apple kërkon anonimitet nga të punësuarit dhe prodhuesit të cilët punojnë në produktet e saja të reja.

Këto modele me 8GB memorie do të jenë më të lira, të dedikuar për tregun më të gjerë, por akoma askush nuk përmend se sa në fakt do të jenë më të lira. Modelet aktuale janë me çmime 600-650eu. Po të ishin edhe 50% më lirë kjo do të thotë se përsëri këto modele më të lira do të jenë më të shtrejta se shumica e telefonave të mençur.

Mund të supozohet se Apple do të prezenton këto modele të lira gjatë prezentimit të iPhone5 në fund të shtatorit ose në tetor./itshqip

RELATED BY