iPhone(OS) është sistemi operativ më i preferuar tek shqiptarët.

iPhone është sistemi operativ mobil më i preferuar tek përdoruesit shqiptarë, me 362 vota, trefish më shum se sistemi operativ i Google “Android” i cili u gjet në vendin...

iPhone është sistemi operativ mobil më i preferuar tek përdoruesit shqiptarë, me 362 vota, trefish më shum se sistemi operativ i Google “Android” i cili u gjet në vendin e dytë me 116 vota, në një anketë të zhvilluar në rrjetin shoqëror Facebook, tek faqja më e madhe shqiptare “Cudira nga Bota”, e cila ka pothuajse 350 mijë fansa. Stafi i itshqip.com në bashkpunim me këtë faqe në facebook(Cudira nga Bota), realizoi këtë anketë për të shikuar se cili është ai sistem që më së shum shqiptarët e preferojnë në paisjet e tyre mobile.

Windows Phone 7 është në fund të listës me vetëm 21 vota, nga gjithsej 632, kjo gjë mund të ndodhë sepse Windows Phone është ende një platformë e re mobile dhe e cila ka më pak zgjedhje në telefonat mobile.

BlackBerry ka fituar gjithsej 91 vota, dhe ngjitet në vendin e tretë, kurse Symbian sistemi operativ i kompanisë mobile Nokia ka mbledhur 42 vota, dhe kështu renditet në vendin e parafundit respektivisht në vendin e katërt. Por kam një përshtypje që Symbian dalë nga dalë do të largohet nga konkurenca për sisteme operative mobile, kjo edhe përshkak që Nokia më herët kishte përmendur se tani më nuk do të shes Symbian telefona nga viti 2012, dhe do të kalojë në Windows Phone 7./itshqip

Categories
Software

Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruaj, është një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY