IPKO gati për rrjetin 4G

Ipko pretendon të sjell shumë shpejtë rrjetin më të shpejtë ndonjëherë, 4G, duke lënë pas konkurrentët e saj Vala dhe Z Mobile. Pas lansimit të rrjetit 3G që nuk...

behugati ipko

Ipko pretendon të sjell shumë shpejtë rrjetin më të shpejtë ndonjëherë, 4G, duke lënë pas konkurrentët e saj Vala dhe Z Mobile.

Pas lansimit të rrjetit 3G që nuk ka mbushur ende një vit, Ipko arrin edhe një herë të tregoj se është kompania më madhe e telekomunikacionit duke arritur të sjell edhe rrjetin 4G që do të jetë së shpejti në dispozcion në zonat më të popullura të kryeqytetit duke përfshirë edhe aeroportin e Prishtinës.

Rrjeti 4G posdeon një shpejtësi marramendëse në krahasim me rrjetin 3G dhe është në dispozicion në të gjithë ata telefona të mençur që përkrahin atë. Shkarkimi i materialeve të ndryshme bëhet shumë shpjetë duke mos ju lënë të prisni në asnjë moment.

Njëkohësisht, Ipko sjell pakon Mega me 3GB në muaj për një vit me çmim tejet të volitshëm së bashku me telefonat e mençur të kompanive të mëdha si LG, HTC, Sony dhe Samsung.

Së bashku me këtë ofertë ju mund të bleni një LG F70 ( 25.95 euro në muaj), HTC 510 (19.95 euro në muaj), Sony Xperia M2 (22.95 euro në muaj) dhe Samsung Galaxy Express 2 (22.95 euro në muaj)./itShqip

gati për rrjetin 4G1

 

RELATED BY