IPKO sjell rrjetin 3G në Kosovë

Kosova tani bënë pjesë në vendet të cilat përdorin teknologjinë 3G, e cila mundëson përdorim më të shpejtë të internetit në telefonin tuaj mobil. Ipko është kompania e parë...

ipko-e-b-euml-n-kosov-euml-n-me-3g_hd

Kosova tani bënë pjesë në vendet të cilat përdorin teknologjinë 3G, e cila mundëson përdorim më të shpejtë të internetit në telefonin tuaj mobil.

Ipko është kompania e parë e cila ka lansuar rrjetin 3G përkundër operatorve të tjerë si Vala dhe Z Mobile.

Kompania ka njoftuar se mbi 9500 përdorues janë tashmë duke përdorur rrjetin 3G, i cili ofron shpejtësi marramendëse prej 21MB/s. Ipko ka theksuar se ky shërbim së pari do ketë stacionet në Prishtinë dhe Fushë Kosovë dhe më pas për të vazhduar edhe me 18 komuna të tjera që në ditët e ardhshme.

Po ashtu, pakot hyrëse me internet 3G fillojnë me çmim prej 1.95 euro e më lartë ku për të gjitha pakot e tjera mund të njoftoheni në faqen zyrtare të kompanisë./itShqip

RELATED BY