ISIS ‘sulmon’ forcat ushtarake, Obama thërret për mbrojtje të të dhënave

Presidenti Barack Obama publikisht njoftoi për iniciativën e tij të parë me qëllim për të përmirësuar privatësinë digjitale për shtetasit amerikanë, duke kthyer përqendrimin e tij tek studentët dhe...

Obama

Presidenti Barack Obama publikisht njoftoi për iniciativën e tij të parë me qëllim për të përmirësuar privatësinë digjitale për shtetasit amerikanë, duke kthyer përqendrimin e tij tek studentët dhe konsumatorët.

Obama fillojë këtë iniciativë pas një rrëzimi serioz që kishte ndodhur në kompaninë Sony Pictures, sulm i cili i përkiste një profili të lartë duke arritur edhe deri tek të dhënat e puntorëve të kompanisë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara gjithashtu vazhdon ende të brengoset për sigurinë e tyre.

Llogaria e forcave të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara në Twitter dhe YouTube është hakuar nga mbështetësit e ISIS-it. Grupi i hakerëve, që e quajnë vetën CyberCaliphate, postuan disa dokumente përfshirë planet dhe informatat e qendrës ushtarake. Disa prej dokumenteve të postuara shfaqin listat me emra dhe numrat e telefonave të pjesëtareve të ushtrisë, si dhe disa projekte në PowerPoint.

Një dokument i publikuar nga Shtëpia e Bardhë nënvizon planet e presidentit duke përfshirë prezantimin e rregullave për mbrojtje të konsumatorëve. Gjithashtu, me këto rregulla të reja kompanitë janë të obliguara të lajmërojnë konsumatorët për thyerjen e të dhënave të tyre brenda 30 ditëve./itShqip

RELATED BY