ItShqip.com mbush dy vite.

Fillimisht duam t’ju faleminderojmë gjith juve vizitorëve ose anëtarëve, për mbështetjen, besimin, dhe kontributin tuaj të dhënë për këto dy vitet. Kaluan plot 2 vite që nga themelimi i...

Fillimisht duam t’ju faleminderojmë gjith juve vizitorëve ose anëtarëve, për mbështetjen, besimin, dhe kontributin tuaj të dhënë për këto dy vitet.

Kaluan plot 2 vite që nga themelimi i faqes ItShqip.COM. Kjo faqe është krijuar më datën 06.01.2010, në këtë datë në fakt ne kemi filluar me punë, sepse domeni ka qenë i regjistruar pak më herët (në vitin 2009).

ItShqip vazhdon edhe më tej të përmbush misionin e tij për t’ju ofruar mbështetje të plotë përdoruesve shqiptar në internet për çdo nevojë dhe ndihmë që ju duhet, dhe kuptohet vazhdimisht ti informojë ato për të rejat në botën e Teknologjis përmes portalit.

ItShqip në fillim të themelimit, ishte vetëm Forum pa Portal, ku tërhoqi vëmendje ose interesim të madh tek të rinjët shqiptarë të cilët ishin të apasionuar pas teknologjis dhe nuk gjenin dot vendin e duhur për të shkëmbyer diturit e tyre. Për këtë gjë flet vet fakti se vetëm 1 muaj pasi kemi startuar forumin, na janë bashkuar mbi 700 persona, pa reklamuar në ndonjë faqe tjetër shqiptare ose i bërë ndonjë marketing faqes tonë. Kjo rritje ka vazhduar edhe më tej, dhe na gëzon fakti se edhe sot në këtë moment deri sa po shkruajm këtë artikull numri i atyre që po na bashkohen në forum po rritet me një shpejtësi të madhe. Sot në forum.itshqip.com kemi të regjistruar afër 11 mij Anëtar, që na bën të kemi forumin më të madh shqiptar i cili i dedikohet vetëm teknologjis, ose Informatikes. Në forum kemi afër 95 mij postime, dhe diku mbi 16 mij tema të krijuara.

Duam t’ju njoftojm gjithashtu se para disa ditëve kemi tejkaluar numrin prej 700 artikujve të publikuar në portal, të shoqëruara gjith këto artikuj me diku 2000 komente. Duhet theksuar gjithashtu se të gjitha artikujt janë të shkruajtur(përkthyer) nga vet stafi i ItShqip, dhe në portal nuk kemi as vetëm një artikull të vjedhur nga ndonjë faqe tjetër shqiptare ose të bërë copy-paste nga diku, dhe sinqerisht besojmë se kjo ka qen një prej arsyeve që numri i vizitorëve në këtë portal të shënoj rritje të konsiderueshme.

Për mos t’ju lodhur më shum, STAFI i ItShqip ju premton se këtu nuk do të ndalemi, dhe do të vazhdojm edhe më tej së bashku drejt sukseseve më të mëdha. Mos haroni ne ndihemi krenar me ju vizitorë/anëtar të faqes, shpresojm që edhe ju me ne, dhe mbani mend kjo faqe ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, më e mira akoma është duke na pritur.

Me respekt / Stafi ItShqip.com

RELATED BY