iTunes u arrin 1 miliardë shkarkime

Shërbimi i njohur nga Apple, iTunes U, ka trefishuar numrin e shkarkimeve gjatë dy viteve të fundit. Apple njoftoi të enjten se më shumë se 1 miliardë  artikuj janë...

iTunes U

Shërbimi i njohur nga Apple, iTunes U, ka trefishuar numrin e shkarkimeve gjatë dy viteve të fundit.

Apple njoftoi të enjten se më shumë se 1 miliardë  artikuj janë shkarkuar nga shërbimi , duke u ngritur nga 300.000  që ishin gjatë muajit Gusht të vitit 2010. Shërbimi është lansuar që gjashtë vite, pra më 2007 dhe ishte aplikacioni i vitit.

iTunes U i lejon mësuesëve të ngarkojnë dhe të shpërndajnë përmbajtje arsimore në formë të videove, fotografive apo në formatin PDF. Gjithashtu përdoruesit mund t`i shkarkojnë materialet apo të abonohen për t`u njoftuar për përditësimet.

Bazuar nga Apple,  1,200 kolegje dhe universitetet bëjnë pjesë në shërbim, si dhe mbi 1200 shkolla fillore dhe të mesme shpërndajnë ligjeratat e tyre përmes këtij shërbimi. iTunes U është në dispozicion në 30 shtete, dhe 60 % e shkarkimeve të këtij shërbimi vijnë nga SHBA. /ITshqip

RELATED BY